Menjëherë pas vendimit të presidentit Nishani për faljen e Nazime Vishës, një reagim i ashpër ka ardhur nga
familja e Fiqiri Muçës.
Gruaja e viktimës, Mynyre Muça, gjatë një prononcimi për “Panorama Online”, e ka cilësuar një vendim jo të drejtë.
"Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë. Ky është një
shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një
shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi”, ka thënë më tej ajo.
Gruaja, nënë e katër fëmijëve, më i madhi prej të cilëve 19 vjeç, thotë se pasi i vranë burrin,
familja e saj u shkatërrua. “Ajo nuk mund të falej, ajo nuk
vrau vetëm Fiqiriun, ajo
vrau gjithë familjen tonë”, thotë ajo duke shtuar se “ai ishte shtylla që mbante shtëpinë dhe i siguronte edhe paratë”. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2016,
ora 13:53