Rritet numri i të prekurve nga COVID 19 në Kosovë

Pas dy rasteve nga Gjilani, edhe një rast tjetër ka dalë pozitiv në testet për COVID–19, në Kosovë. Mësohet se i infektuari me koronavirus është nga fshati Senik i Malishevës, mashkull i moshës 31-vjeç.

Dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive.


Shtuar 22.03.2020 07:18