Reali insiston për Hazard, Chelsea i vendos çmimin (VIDEO)
E ardhmja e Eden Hazard ngelet mister. "Daily Telegraph" bën me dije se Chelsea është dorzuar për yllin se skuadrës, madje i ka vënë një cmim prej 112 milion eurosh kush dëshiron blegun.

Hazard i mbaron kontrata me blutë e londrës në vitin 2020,dhe si rrjedhojë ai do ta ketë vetëm edhe një vit në kontratë me klubin në fund të këtij sezoni,kur dhe Real i Madridit pritet ta bëjë lëvizjen e parë serioze për 28-vjeçarin.

Chelsea është i vendosur ta zgjidhë të ardhmen e Hazardit sa më shpejt, me trajnerin Maurizio Sarri që ka deklaruar së fundmi: "Nuk jam unë presidenti, unë nuk merrem me çështje të tregut të transferimeve. Unë jam trajneri dhe unë flas me të për atë që ndodh në fushë, aman na duhet ta zgjidhim këtë problem".

Shtuar më 15/01/2019, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori