Reagon Majlinda pasi u fol se do të ishte pjesë e Qeverisë "Rama 2"
Ish-ministrja dhe ish-deputetja Majlinda Bregu ka reaguar sot për herë të parë në lidhje ma fjalët që qarkulluan se ajo do të ishte pjesë e qeverisë Rama 2.

Ajo ka bërë me dije se do te vazhdojë të përpiqet për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Asgjë në histori dhe politikë nuk mbaron pa asnjë alternative. Unë pagova cmimin e respektit ndaj vetes se thashë disa të vërteta që vazhdojnë të mbeeten edhe sot të vërteta. Disa janë mësuar që veten ta kërkojnë ndër të tjerët dhe këta janë e keqja që s’munden dot kollaj, banaliteti dhe e keqja më e madhe sot e Shqiperise.

…Për një përfolje publike për përfshirjen time në qeverinë e sotme, jam lodhur duke përgenjeshtruar lajme dhe sajesa, mua s’më duhet të jem në parlament e qeveri të jem shqiptare, të përpiqem po njëlloj për të afruar datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Evropë mbase 1 mijë herë më shumë se dhe minsitrat aktualë”. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori