E FUNDIT/ Dyshohet të jetë infektuar nga ashensori, preket nga COVID 19 mësuesi në
Deputetja "e heshtur" ka një arsyetim epik se përse nuk i dëgjohet zëri në Kuvend(FOTO LAJM)

Deputetja e Dibrës Reme Lala, në raportin e publikuar së fundmi nga Instituti i Studimeve Politike, rezultonte se ishte një ndër deputetet më pak efektive të Parlamentit të Shqipërisë.

Reme Lala gjithashtu është dhe një prej deputeteve më të reja në moshë dhe mund të thuhet se nuk ka patur pothuajse asnjë rol gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019-s në punimet e Parlamentit.

Pas këtij klasifikimi, deputetja ka vendosur të japë një reagim në faqen e saj zyrtare në Facebook ku shprehet se njerëzit kanë gjithmonë tendencë të nënvlerësojnë ata që qëndrojnë të hedhtur.

"Nuk e kuptojnë se heshtja do të thotë vëzhgim, e dëshirë për të mësuar të mirat e të këqijat e ambientit që të rrethon", shkruan Lala.

Fjalët e tepërta janë fukarallëk thotë populli. Suksese të gjithëve”, shkruan më tej deputetja.

Reagimi i plotë i Reme Lalës

Njerezit kane tendencen te nenvleresojne ata qe qendrojne te heshtur. Nuk e kuptojne se heshtja do te thote vezhgim, e deshire per te mesuar te mirat e te keqijat e ambjentit qe te rrethon. Nje sesion i ri, nje faqe e re, serish jo per te ngritur zerin per te treguar qe une jam ketu, por per te percjelle te nevojshmen e te domosdoshmen per te miren e atyre qe perfaqesoj. Fjalet e teperta jane fukarallek thote populli. Suksese te gjitheve.






Shtuar më 04/09/2019, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori