I është kapur 6 herë “e bardhë”, Gjykata e Lartë në Shqipëri merr vendim për kompaninë “Alba Exotic Fruit”

Kompania e bananeve “Alba Exotic Fruit” do të mbetet nën sekuestro.

Vendimin e ka marrë ditën e djeshme Gjykata e Lartë, duke mospranuar kërkesën në rekurs.

“Mospranimin e rekursit të Shoqërisë “ Alba Exotic Fruit” sh.p.k, kundër vendimit nr. 20, datë 01.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin publik të Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë gjithashtu se pronari i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti ndodhet në burg që prej datës 6 Prill.

Në kontejnerët me banane të kësaj kompanie janë gjetur 6 herë kokainë me një sasi rreth 180 kg./albeu.com/