Rastet e shtuara, qeveria paralajmëron mbylljen e lokaleve në Ish-Bllok
Baret dhe restorantet në zonën e ish Bllokut mund të mbyllen për shkak se në këtë zonë është një vatër e madhe e infektimeve me koronavirus si pasojë e grumbullimeve të të rinjve gjatë darkave.

Kjo është diskutuar pak minuta më parë në Komitetin Teknik të Ekspertëve, duke vlerësuar situatën e pandemisë në vend.

Lajmin e bëri me dije prof. Mira Rakacolli.

“Komiteti po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në ish Bllok pas orës 22:00.

Se konstatohet një vatër rreziku i madh në grumbullimet gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Shtuar më 29/10/2020, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori