Raportohen disa të vdekur nga zjarri në ndërtesën në Londër
Një numër ende i pacaktuar njerëzish raportohet të kenë vdekur në zjarrin e madh që kaploi ndërtesën 27 katëshe në Londrën qendrore të mërkurën, ka thënë Brigada e Zjarrfikësve të Londrës.

Mbi 30 persona janë lënduar në këtë zjarr i cili pushtoi të gjitha katet nga i dyti deri në majë në Kullës Grenfell, ku jetonin me qindra persona.

"Zjarri që përfshiu në mesnatë një ndërtesë në perëndim të Londrës ka shkaktuar disa të vdekur", deklaroi shefja e zjarrfikseve në kryeqytetin britanik.

"Ka disa të vdekur. Nuk mund të konfirmoj një shifër për shkak të përmasave dhe komleksitetit të ndërtesës”, deklaroi Dany Cotton, zyrtar i London Fire Brigade në një deklaratë për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2017, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori