Ofendonin qytetarët që kalonin në rrugë, dy motrat nga Bilishti përfundojë në Komisariat

Dy motra janë arrestur në Bilisht pasi dy të rejat kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për Dezi Arapi është arrestuar, ndërsa Xhesika Arapi është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës./albeu.com