Sipas mediave te huaja Vladimir
Putin ka një tjetër vajzë të fshehtë, nga një lidhje jashtëmartesore me një
pastruese. Sipas një hetimi të faqes Proekt,
vajza e fshehtë e
Putin raportohet të jetë Yelizaveta Vladimirovna, një 17-vjeçare e
lindur nga një lidhje e gjatë midis Putinit dhe nënës së saj
Svetlana Krivonogikh.
Këta të fundit u njohën në fund të viteve ’90, kur
Svetlana ishte një
pastruese, ndërkohë që studionte për ekonomi.
Svetlana ka
lindur në Shën Petersburg në 1975, duke u rritur në një apartament modest mes fqinjëve me lidhje me krimin e organizuar.
Gjatë fundit të viteve ’90 ajo punoi si
pastruese në një dyqan afër shtëpisë së saj, ndërsa studionte në Universitetin e Ekonomisë dhe Financave në Departamentin e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare.
Në vitin 2000 ajo mori diplomën dhe menjëherë më pas u zhvendos nga banesa në Rusi, në rezidencën e saj të re në Ishujt Kamenny. Rezidencat nuk janë në shitje, por zotërohen nga njerëzit e Vladimir
Putin.
Ajo ka aksione dhe pasuri të shumta në Rusi dhe pasuria e Svetlanës vlerësohet të jetë mbi 11 mnl dollarë. Ndërkohë,
vajza e saj, sipas faqes Proekt, ka një ngjashmëri të frikshme me
Putin.
Yelizaveta në certifikatën e lindjes, nuk e ka emrin e të atit. Ende nuk dihet se si
Putin u lidh me një
pastruese, por raportohet se në vitin 2010 ata janë ndarë dhe nuk kanë më kontakte bashkë.
Putin ka dy
vajza nga ish-gruaja e tij, por ai nuk ka pranuar publikisht ekzistencën e asnjërës prej tyre.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 12:48