Raporti në KS, Kosova: Pavarësia nuk diskutohet
Pëlqej
Zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Citaku përjashtoi çdo mundësi diskutimi për statusin e Kosovës. Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki- Mun, zonja Citaku bëri të qartë se pas gjithë asaj që ka ndodhur në të kaluarën, pavarësia nuk është dhe nuk ka për të qenë më çështje diskutimi.

Çitaku vlerësoi se përkrahja ndërkombëtare është ende e nevojshme për të përmbushur kriteret për anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Në seancë e mori fjalën dhe ambasadorja amerikane në OKB, Rozmari Di Karlo, e cila e bëri të qartë se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, pasi pavarësia është sipas saj një kapitull i mbyllur, e konfirmuar kjo edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ndërsa, ministri i jashtem serb, Vuk Jeremiç theksoi se Qeveria e Serbisë nuk mund të ftojë cilindo qytetar të saj për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, “sepse ato nuk mbahen në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Veç kesaj Jeremiç, ritheksoi edhe nje here qendrimin e Serbise. “Nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme, as në mënyrë eksplicite, as implicite”, përsëriti ai. Sikundër edhe mbledhjet e deritashme të KS-së kushtuar Kosovës, edhe kjo e fundit nuk solli ndonjë risi. Në fillim të mbledhjes u lexua raporti i sekretarit të përgjithshëm të KB-ve, Ban Ki-Mun, i cili përshëndeti fillimin e dialogut të ardhshëm ndërmjet dy vendeve dhe ftoi të gjitha palët që të tregojnë përmbajtje dhe të angazhohen për qasje të matur e konstruktive, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.
Shtuar më 13/11/2010, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori