Raporti i Freedom House, Basha: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sot pas publikimit të raportit nga Organizata Freedom House e cila thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile dhe Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.

Basha shprehet se pikërisht për këto vlera ka ndikuar qeverisja aktuale.

"Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim!", shkruan Basha.

Reagimi i plotë
Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut.

Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti.

Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira
Shtuar më 04/03/2020, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori