Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga

Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë në afërsi të Ujit të Ftohtë.

Një makinë e tonazhit të rëndë ka dalë në anën tjetër të rrugës duke goditur barrierat mbrojtëse.

Fatmiërisht si pasojë e  këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen efetivët e policisë  për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Albeu.com/.


Shtuar 10.05.2023 19:38

Tags: