“Mos guxojnë t’i afrohen”, Maldini për Theon: I kam paralajmëruar klubet e tjera

 

Padyshim që Theo Hernandez ishte një bingo e madhe e drejtuesve të Milanit, ku meritat më të mëdha padyshim që shkojnë për Maldinin.

Theo nuk ia doli të gjente veten te Real Madridi, ndësa shpërtheu pas transferimit në Milani, ku është kthyer në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Maldini është shprehur së fundmi se skuadra e Milanit nuk pranon asnjë ofertë nga ekipet të tjera për lojtarët që ata i konsiderojnë kryesorë.

“Ne u thamë disa klube të huaja që të mos paraqiten as në tryezën e bisedimeve. Ne duam të mbajmë lojtarët më të fortë,”tha Maldini./albeu.com


Shtuar 25.09.2022 17:06