Ramës "nuk ia ndjen" për deklaratat e BE dhe SHBA
Pas përzgjedhjes së kandidaturave për zgjedhjet lokale, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama doli përpara mediave duke bërë të ditur se "brenda javës së ardhshme do ta kemi të plotë listën e kandidatëve për zgjehdjet lokale në të gjithë vendin".

Por kryeministri nuk mbeti pa komentuar edhe reagimet e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve në lidhje me deklaratat e tij nga Ulqini për bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës.

A e shqetësojnë kryeminsitrin këto reagime? "Jo, fare", u përgjigj buzagaz Rama.

"Ajo që ne kemi filluar vjet në Prizren dhe çka kemi vazhduar sivjet dhe çka në fakt është puna e çdo dite me Qeverinë e Kosovës është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit 21 në funksion të një Bashkimi Europian që do të jetë i plotë, duhet t’jetë i sigurt dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe shprehje përfundimtare e projektit të paqes", tha Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Ulqin. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2015, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori