Ramës nuk i del inati i kërpudhës: Mos e ngacmoni se rritet
Kryeministrit Edi Rama akoma nuk i ka dalë inati me protestuesit e opozitës të cilat shkatërruan një vit më parë kërpudhën pranë kryeministrisë.

Ditën e sotme ai e ka nisur sërish me një postim me pamjet nga rivendosja e kërpudhës në sheshin e kryeministrisë.

Shefi i qeverisë në postimin e tij ka thumbuar mbështetësit e opozitës, të cilët e rrëzuan gjatë protestave të 2019.

“Mirëmëngjes , dhe me historinë e kërpudhës, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.

Ndërkohë kërpudha është dhuratë për parkun e kryeministrisë nga artisti Carsten Holler pjesë e ciklit të famshëm të tij “Giant Mushrooms” që gjendet në koleksionet e disa muzeve në botë.

Shtuar më 25/07/2020, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori