"Ramën nuk e do perëndimi, te Meta do shkojë si cjapi te kasapi"
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar në News4 se Rama nuk është më i qetë dhe e ka humbur ekuilibrin.

Sipas tij, Perëndimi nuk e do më Ramën dhe për këtë arsye kur të shkojë te Meta do të hasë një pengesë.

"Rama është plotësisht i paaftë dhe nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. Presidenti është më i kthjellët psikoligjikisht se kryeministri.

Këta nuk e kuptojnë se ai president nuk ka asnjë lloj përgjegjësie sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ky është president pa përgjegjësi. E di çfarë do të thotë mos kesh përgjegjësi? Në vitin 1972, Aldo Moro bën interpelancë për fqinjët në parlament dhe ai nuk foli për Shqipërinë.

Dikush tha nuk fole për Shqipërinë, nuk është fqinj? Fqinj është tha, por qeveria shqiptare është qeveri pa përgjegjësi. Ky është president pa përgjegjësi. Ky vete si cjapi tek Kasapi. Nesër Kasapi ther cjapin. Ta shikojme”- tha Ngjela. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2019, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori