Ramën apo Vuçiçin, ja kë lider ka Lugina e Preshevës
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se të treja komunat e Luginës së Preshevës e kanë të garantuar të drejtën e bashkëpunimit me Prishtinën e Tiranën dhe këtë të drejtë nuk mund t'ua marrë askush.

"Nuk është hera e parë që në Serbi ngrihen tensione e shtrëngata kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe të drejtat e tyre, bëhen përpjekje që artificialisht të krijohet problemi vetëm e vetëm që shqiptarët dhe kërkesat e tyre legjitime ndaj Beogradit të diskreditohen", ka thënë Kamberi.

"Të gjithë sajojnë rrëfimin se kryetar i Jonuz Musliut është Edi Rama, e askush nuk thotë se njësoj, edhe myslimanët e edhe ata që protestojnë në Beograd nuk e konsiderojnë Aleksandar Vuçiçin kryetar të vetin", ka thënë Kamberi gjatë një interviste për "politika".

"Përpjekjet e mia në kuadër të këtij aktiviteti është të bind Prishtinën e Tiranën të jenë të pranishme përmes projekteve të ndryshme konkrete sepse përkrahja me deklarata nuk mjafton më", ka vlerësuar kreu i Komunës së Bujanocit. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2017, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori