Mot i ftohtë, në disa vende priten reshje të borës në Maqedoni

Moti në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, i ftohtë dhe me erë, vende-vende me borë. Do të fryjë erë e fortë veriore, kohë pas kohe me shpejtësi mbi 60 km/orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -4 deri në 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 0 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup kryesisht mot me vranësira dhe i ftohtë me erë të fortë veriore. Herë pas here do të ketë borë në pjesë të luginave. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë Celsius.

Nga e diela do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë me periudha më të gjata me diell dhe ulje të temperaturave të mëngjesit.


Shtuar 18.12.2021 12:35