Rama zgjidhet zyrtarisht Ministër i Jashtëm
Edi Rama që nga dita e sotme është zyrtarisht përvecse
Kryeministër i Shqipërisë, edhe Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Me 78 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Partisë Socialiste zgjodhën kryetarin e tyre në krye të ministrisë së rëndësishme.

Ndërkohë, opozita nuk ndodhej në sallë gjatë momentit të votimit pasi ishte larguar që në momentin kur Rama doli në foltore për mbajtur fjalimin e parë në sesionin e ri parlamentar.

Basha bëri një fjalim të ashpër ndërsa i quajti të gjithë ministrat e rinj kukulla të Ramës. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori