Rama zbulon qendrimin e PS-së për Reformën Zgjedhore
Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 13:00 do të zbulojë qëndrimin e partisë sociaiste përsa i përket marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Qendrimi i Ramës vjen një ditë pasi disa deputetë të opozitës parlamentare deklaruan votën e tyre pro Reformës Zgjedhore, çka bën që ajo të mund të votohet, edhe pa pasur dakordësinë e grupit të deputetëve që kërkon hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Rama: SOT NË 13.00 QËNDRiMI I PS PËR PËRMBYLLJEN E PROCESIT TË REFORMËS ZGJEDHORE NË PARLAMENT BRENDA KËTIJ SESIONI TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË.

Mes deputetëve që shprehën votat e tyre në mbështetje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ishin Lefter Maliqi, Artur Roshi, Besnik Troplini, Suzana Topi apo Fatjona Dhimitri. Për ti vendosur vulën marrëveshjes së 5 Qershorit, mendoi mbrëmjen e djeshme dhe ambasadorja Kim, e cila tha se nuk do të ndryshohet asnjë nen i asaj që u firmos në ambasadën amerikane.

Shtuar më 10/07/2020, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori