Laporta, mesazh të fortë tifozëve të Barcës para “El Clasico”-s

Zhoan Laporta shkoi në llogarinë e Barçës në “Tuitter” për t’iu drejtuar tifozëve përpara “El Clasico”-s.

“Këtë të diel kemi një lojë fantastike ndaj ejani dhe mbështesni ekipin më shumë se kurrë. Ne kemi një mundësi të madhe për t’iu afruar objektivit tonë, që është të fitojmë La Ligën. Unë do t’ju shpjegoj se kush, pse dhe si duan ta orkestrojnë këtë fushatë në një datë të mëvonshme. Mos kini dyshim se do të mbrohemi. Dhe jo vetëm kaq, do të sulmojmë edhe ne. Por, tani për tani, ne duhet të përqendrohemi në inkurajimin e lojtarëve tanë,” ka thënë mes tjerash numri një i Barcelonës.


Shtuar 18.03.2023 09:14