Rama vlonjatëve: Shajeni virusin nga motra, por mos dilni
Kryeministri Rama paralajmëroi sot se do të merren masa ekstreme ndaj çdokujt që shkel urdhrin për të mos lëvizur jashtë gjatë pasdites së sotme deri mëngjesin e ditës së hënë.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se policia dhe ushtria mund të përdorin dhunën për shpërndarjen e qytetarëve që mblidhen në grupe.

Ai i dha një mesazh edhe vlonjatëve, të cilët sipas tij kanë vendosur që sot në orën 19:00 të dalin në ballkone dhe të shajnë koronavirusin.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Shkurt muhabeti, nga tani që flasim deri të hënën asnjë hap jashtë shtëpisë.

Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin sonte në orën 19:00 në ballkone e të shajnë vi9rusin nga motra, cudi në fakt si duruan kaq gjatë dhe nuk u morën me motrën e kompetentit që po cmend botën.

Por sidoqoftë në pamundësi të bashkohem sot në ritualin e tyre luftarak, nga larg u jap të gjithë mbështetjen time si deputet i Vlorës me kusht që këtë ta bëjnë nga ballkoni e mos të bëjnë “xhap” jashtë derës së shtëpisë.


Kur as vlonjatët nuk mund ta bëjnë ritualin sic duan ritualin e tyre të lashtë ne të tjerët duhet thjesht të bëjmë ritualin e ri të luftës ku kemi hyrë dhe të lusim zotin e madh të shqiptarëve të na ndihmojë që tu tregojmë vendin këtyre tradhëtarëve të kësaj pakice të vogël që po na prish gjithë punën dhe ti japim patjetër të gjithë njëri tjetrit ndihmën e nevojshme simotra e si vëllezër sio anëtar të së njëjtës familje rtë ndarë në shumë shtëpi port ë mbyllur Brenda shtëpisë shqiptare,dhe të lidhur me besa-besë, rrugë tjetër nukka dhe kush kërkon një rrugë tjetër le ti bjeri murit me kokë për të mos dalënga shtëpia, mirupafshim!
Shtuar më 21/03/2020, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori