Tenxherja nga kati i dytë i bie turistit në kokë, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Nafplio.

Gjithçka ndodhi kur një çift turistësh nga Selaniku po dilnin nga një hotel ku po qëndronin, në rrugën Kapodistriou pranë I.N. Agios Spiridon.

Teksa arritën në fund të një pallati, burri u godit në kokë nga një tenxhere që i ra nga duart një gruaje të moshuar që ndodhej në dritaren e katit të dytë, sipas argolikeseidhseis.gr.

Fqinjët dhe biznesmenë vendas kanë nxituar drejt burrit të gjakosur për t’i ofruar ndihmën e parë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ambulanca e ka trensferuar të plagosurin në spital.

Ndërsa e moshuara ishte në gjendje shoku pasi nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur./Albeu.com/


Shtuar 21.08.2023 12:39