Rama-Vietti: Pavarësia e institucioneve, sfidë për drejtësinë
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama është takuar të martëm me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Italisë Michele Vietti, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim kryeprokurorja Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare duke e vënë theksin te angazhimi i këtij institucioni në rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë.


Ndërsa Vietti duke vlerësuar rezultatet e Prokurorisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit theksoi se në këto beteja me të cilat ndeshet drejtësia shqiptare është e rëndësishme që të ruajë pavarësinë e saj. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2012, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori