Rama u mburr nga Berati, publicisti: Rruga që do ndërtohet nuk ka asnjë impakt ekonomik
Publicisti Namir Lapardhaja ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku nxjerr në pah problematikat e Bulevardit të Beratit, i cili sipas tij tashmë është shkatërruar.

Ai kritikon Qeverinë për projektin e shtrenjtë 3 milion eurosh për parkin nëntokësorBerat, shifër e cila sipas Lapardhasë mund të shfrytëzohej për të rregulluar problematika në fshat dhe qytet.

Ai gjithashtu përmend edhe segmentin rrugor që u mburr sot Kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka asnjë vlerë sidomos në aspekt ekonomik.

SHKATËRRIMI I BULEVARDIT TË BERATIT OSE "KAP Ç'TË KAPËSH" NË IKJE E SIPËR

Askush nuk e dinte 5 vjet më parë se bulevardi me vlerë 1.5 milionë euro, do të shkatërrohej.
➡️ Një qeveri serioze ka strategji zhvillimi urban.
➡️ Një qeveri normale planifikon çdo investim.
➡️ Një qeveri e përgjegjshme nuk punon sot për të prishur nesër.
⛔ Ndërhyrja e qeverisë qendrore në punët e pushtetit lokal, është antikushtetuese.
👉 Në kulmin e varfërisë dhe të krizës ekonomike, Berati nuk e ka luksin për parking nëntokësor me vlerë 3 milionë euro, ndërkohë që këto lekë mund të investoheshin në dhjetra projekte në qytet apo në fshat.
***
📣 Sot në Berat mori fund ëndrra që qyteti të ketë një Bypass. Segmenti që po ndërtohet është thjesht vijim i një rruge ekzistuese, e cila të nxjerr në periferi.
Kjo rrugë:
➡️ Nuk e zgjidh problemin e trafikut në qytet;
➡️ Nuk shmang kalimin e mjeteve të tonazheve të rënda në zonën e mbrojtur muzeale;
➡️ Nuk ka kurrfarë impakti ekonomik në zhvillimin e zonës.
⛔ Ky segment dhe parkingu nëntokësor nuk janë planifikuar në Dokumentin Strategjik të Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Berat, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 24, datë 26.02.2016 dhe të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 3, datë 29.12.2016.
⛔ Ato nuk kaluan asnjë procedurë ligjore, sipas Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore, gjë që e bënte të domosdoshme konsultimin publik.
👉 Një pushtet që shqetësohet për lekët e taksapaguesve planifikon dhe respekton vendimet që vetë ka miratuar, por ky nuk është rasti i qeverisë së Edi Ramës, sepse ata, në ikje e sipër, udhëhiqen nga parimi “kap ç’të kapësh”.


Shtuar më 23/01/2021, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori