Rama: U çmendën të gjithë përnjëherë, Meta ka marrë drejtimin e opozitës
Ndërkohë që presidenti Meta është duke e pritur në Presidencë, kryeministri Rama është duke zhvilluar takimin e rradhës me banorët e njësisë 4 në Tiranë.

Megjithatë, në diskutim me qytetarët nuk kishte si të mungonte ftesa për takim apo dhe takimi ballë për ballë Basha-Meta.

Biseda nga Rama me qytetarët

Edi Rama: Harxhojmë energji të madhe për pengesat. Njësoj si zgjedhjet, duhet të bësh edhe zgjedhjet dhe të luftosh edhe me penguesit e zgjedhjeve.

Qytetari: Presidentin si e kemi zoti.Kryeministër?

Edi Rama: Aj ja ja. Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Erdhi dita që edhe Bujar Nishani të bëhet si Xhefersoni. Ky thotë hapni vendin se do të hidhem. I hodhi benzinë zjarrit me marrëzinë e çfirmosjes, ju dha motiv dhe këtyre që thonë do të respektojmë dekretin. Sot e ka marrë përgjigjen shumë të qartë dhe nga Kolegji Zgjedhor, është gjykata që vendos dhe është pa të drejtë ankimimi. Vulos zgjedhjet.

Sadri Abazi: Mbase sot bisedon me Lulin për datë të re zgjeshjesh.

Edi Rama: Mund të bëjë çfarë të dojë, por është nul. Kur e lexon Kushetutën në filxhan.

Qytetari: Nëse shpërndan parlamentin?

Edi Rama: Mund të marrë vendim ti shpallë luftës BE dhe SHBA.Problemi me këtë është se u çmendën të gjithë përnjëherë. U çmend Tan Ceka, iku fare ai.

Shtuar më 27/06/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori