Rama tregon çfarë bisedoi me Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë.

Këtë Rama e ka treguar me anë të një postimi në "TWitter" ku thotë se në se kishte biseduar me Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump, John Bolton edhe rreth një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë.

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J. Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2019, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori