Rama thirrje Bashës: Mos bojkoto Këshillin Politik
Ditën e djeshme opozita ra dakord që të firmoste votimin e marrëveshjes së arritur më 5 qershor mes të gjithë palëve politike.

Pas propozimit së Damian Gjiknurit për një mbledhje të Këshillit Politik ditën e sotme në orën 15:0 me në rend dite diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave, vjen dhe një reagim nga kryeministri Rama.

Në një postim në “tëitter” ai i bën një apel Opozitës Jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijohet dialogu tripalësh.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkruan Rama në Tëitter.

Shtuar më 22/07/2020, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori