Dalin fotot e para, ja si dukej Britney Spears nuse (FOTO LAJM)

Ashtu siç aludohej, Britney Spears zgjodhi t’ja besojë Donatella Versaces fustanin e saj të nusërisë!

Spears ia doli të martohej me Sam Asghari të enjten në një ceremoni shumë private në Los Angeles pavarësisht incidenteve të pakëndshme.

Princesha e pop-it u shfaq e veshur me fustanin e dizenjuar nga ikona italiane e modës dhe më në fund, janë publikuar fotot e para!

Britney zgjodhi që fustani i saj i nusërisë të ishte i ngushtë, me dekolte shumë elegante dhe i gjatë, shumë i gjatë në pjesën prapa.

Fustani prej mëndsfshi ishte e gjitha një punë dore e bërë nga profesionistët e Atelier Versace dhe u deshën më shumë se 700 orë për ta përfunduar.  Nga ana tjetër, dhëndri u shfaq me një kostum elegant të zi.

Për flokët duket se Britney nuk është menduar gjatë dhe i la thuajse me onde natyrale, njësoj si dhe grimin që ishte fare minimalist.

Nëse kishin ndonjë dyshim nëse e shijoi dasmën e saj, fotot flasin vetë!/anabel

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 10.06.2022 18:49