CHAMPIONS/ Liverpool dhe PSG luajnë për përmbysje

Champions League vazhdon edhe sonte me dy super ndeshje që kurrsesi nuk duhen humbur.

Në garën elitare evropiane kanë filluar të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 së finales.

Sonte në orar janë dy ndeshje, të cilat fillojnë nga ora 21:00.

Në ‘Anfield Road’, Liverpool do të tentojë të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë kundër Atletico Madrid.

Në ‘Wanda Metropolitano’, Atletico Madrid pati mposhtur Liverpoolin 1:0.

Përballje shumë interesante do të jetë edhe ajo mes PSG dhe Borussia Dortmundit, që luhet në ‘Parkun e Princave’.

Nga ndeshja e parë në ‘Signal Iduna Park’, Dortmund ka avantazh prej 2:1.


Shtuar 11.03.2020 07:37