"Rama takoi në Itali Kombëtaren dhe Roshin"
Në fillim të kësaj jave, Rama udhëtoi drejt Italisë për të takuar futbollistët e Kombëtares Shqiptare, që po qëndronin në Bergamo, para nisjes për në Francë.

Përpos se u takua me kuqezinjtë, Rama është takuar edhe me kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi. Kështu thotë një qytetar, i cili ka denoncuar tek ish-kryeministri Berisha. Kujtojmë se Elvis Roshi disa ditë më parë udhëtoi drejt Italisë, ku mori dy dëshmi penaliteti që të provonte pafajësinë e tij.

"Qytetaret dixhital akuzojne:
- Roshin per trafiqe kriminale, njerezish, droge, plagosje me arme zjarri, burgosje dhe ne Zvicer

- Ramen se u takua keto dite me Roshin ne Itali etj. Ketu me poshte keni mesazhet e tyre! sb

"I NDERUAR DOKTORR,jam L.R., doja t'ju informoja mbi Ervin Elvis Rroshin, un e kam komshi dhe ja dij te gjitha pislliqet. Si psh...trafikun droges, tip heroin ne Zvicer, trafikun e klandestineve ne Kavaje nga '97 der ne 2000 TE CILEN E BENTE ME SHOQERUESIN E GOMONES ASTRIT VELIU, I CILI SOT ESHTE SHOFERI TIJ PERSONAL.

Plagosjen e shtetasit Riza Aliu ne kembe me pistolet e shum te tjera. Dua qe t'ja beni publike ketij mashtruesi, krimineli ordiner qe mbrohet nga Edvini. FALEMINDERIT E RESPEKTE".

"Pershendetje doktor. Roshi eshte nje trafikant droge i regjur. Ai ka qene ne burg edhe ne Zvicer me çunat e Durresit apo dhe kjo nuk i kujtohet, miq te mije me thone se Rama ne Itali nuk takoj vetem skuadren tone qe urojme me zemer fitore neser, por takoj dhe Ervisin e tije, me respekt te madh per ty, T.G". /albeu.com/



Shtuar më 11/06/2016, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori