Rama sulmon protestuesit e Unazës së Re: Degradimi total, kanë nga 7-8 shtëpi në jug
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për banorët e Unazës e Re, duke dënuar bllokimin e rruëgës që ata bëjnë gjatë protestave kundër prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

Ai i quajti “shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi”.

“Kemi njohur një kategori deri dje të panjohur, është ajo shprehja iku ujku dhe çakalli bën kërdinë. Individë, që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm të pandershëm të rrugës. Kërcënojnë se duan dëmshpërblim nga taksat e qytetarëve që i është marrë territori, që meritojnë unazën e re, e pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin e janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi,” tha Rama.

Sipas Ramës ata banorë nuk kanë të drejtë të zënë rrugën, sa kohë që ndërtimet e tyre i kanë bërë në mënyyrë të paligjshme

"Nga Buxheti duhet të marrim para sipas këtyre për të dëmshpërblyer zaptuesit, që kanë nga 7 apo tetë shtëpi në zonat bregdetare të vendit. Ata njerëz duhet të largohen nga rruga dhe ti hapin rrugë zhvillimit të mos bëhen gazi i botës dhe të bëhen mish për top i opozitës, që pretendon që të jepet dëmshpërblim për paligjshmërinë”, u shpreh më tej Rama.
Shtuar më 21/11/2018, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori