Rama sulmon gjyqtarin që pezulloi Çakon: Killer me pagesë
Edhe kryeministri Rama ka sulmuar gjyqtarin Arjan Aliaj i cili dha vendimin për pezullimin e drejtorit të Policisë, Haki Çako. Rama e quan “killer me pagesë” gjyqtarin Aliaj, për të cilin thotë se ka liruar nga burgu të paktën 7 njerëz të dënuar për vepra të rënda penale.

"Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë?

Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë, sa vetë Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!

Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë...

Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?!

Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë tê paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t'i shtypur kokën drejtësisë?

Thjeshtësisht e hidhur është përgjigjja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin ne dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!

Drafti i Reformës në Drejtësi që kemi nisur drejt votimit e pastron përmes filtrit të parë këtë shtresë llumi, Reforma Ne Drejtesi Emergjence Kombetare‬". /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2016, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori