Rama sot në Prizren për “Dokufestin”: Zotimi bëhet fakt
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama do të jetë sonte në Prizren ku së bashku me Kryeministrin Hashim Thaçi do të ndjekin festivalin ndërkombëtar të filmit “Dokufest”. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, i cili shprehet se kthehet në qytetin e Kosovës për të mbajtur premtimin e dhënë një vit më parë për mbështetjen e këtij eventi.


“Një vit më parë me Kryeministrin Hashim Thaçi zotuam se të dyja qeveritë do ta mbështesim bashkarisht “Dokufest”-in! Sonte në Prizren, zotimi bëhet fakt.” shkruan Rama.

Rama paralajmëroi vjet se këtë vit ky festival do të ketë mbështetjen e Shqipërisë.

“Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të Dokufest, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë. Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare” , shkruante Rama në Twitter një vit më parë.

Dokufest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik kosovar të Prizrenit në një kryeqytet botëror të kulturës çdo verë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori