Rama reagon për skandalin me sanitaren: Nuk ishte e lidhur me mjekë dhe infermierë
Skandali që ndodhi në spitalin COVID-2, ka shkaktuar shumë komente në rrjet duke sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka folur sot për këtë ngjarje të rëndë ndërsa tha se investigimi ka provuar që sanitarja ka vepruar e vetme dhe nuk ka qenë e lidhur me mjekë e infermierë, gjë e cila u shpreh se e ka gëzuar në gjithë këtë histori.

“I keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që faktikisht cënon imazhin, reputacionin e punën e jashtëzakonshme të mjekëve e infermierëve e krijon perceptimin që kjo është një mënyrë të punuari e shumë njerëzve apo është pjesë e sistemit të punës.

Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer, apo ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë se kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht të papërtypshëm, por njëkohësisht nuk kanë provuar përkundrazi, do të thosha që të gjithë investigimet e tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte e lidhur me mjekë e ky të ishte një zinxhirë.

Duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë e në radhë të parë për njerëzit që janë në nevojë që s’duhet të ndjekin rrugë të tilla.

Se siç nuk ka pyll pa derra s’ka asnjë sistem e asnjë sektor ku të mos gjenden fundërrina të tilla që mund të jenë dhe mjek por kjo nuk e zhbën sakrificën tuaj ju jeni më të ekspozuarit e jo vetëm që s’keni lënë njeri rrugëve por keni vënë jetën tuaj në rrezik pavarësisht se janë garantuar mjeke mbrojtëse, por kjo flamë nganjëherë nuk pyet për asgjë“, tha Rama.

Shtuar më 14/01/2021, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori