Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT,
Drini Dobi.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se është e madhe “keqardhja për çdo jetë të
humbur, por humbja e
shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe
doktor Drini, krijon ndjesinë e një boshllëku të veçantë.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES⚫️
Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.
Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të
humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e
shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe
Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij💔
Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë.
Shtuar më 10/12/2020,
ora 08:07