Rama publikon programin për ish-të përndjekurit
Edi Rama
Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka paraqitur një program të veçantë për zgjidhjen e problemeve për të përndjekurit duke i dhënë fund sipas tij hipokrizisë dhe abuzimit 20-vjeçar me këtë kategori.

"Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe shpërblim progresiv. Dëmshpërblimi mbi moshën 75 vjec do të kryhet brenda një viti. Politikat tona do të respektojnë statusin e ish-të përndjekurit. Shërbimet do përballohen nga shteti. Do krijojmë institucion europian të kujtesës historike që do dokumentojë historinë e persekucionit në regjimin komunist", deklaroi Edi Rama.

Duke vijuar më tej se kjo tryzë shërbente për thyerjen publike të një akulli të mbetur gjatë mes PS-së dhe atyre që vuajtën nën lëkurë barabërinë e regjimit komunist. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori