Zelensky: Rusia ka fituar betejën në Bakhmut

Në takimin e tij me Biden, lideri ukrainas dukej se konfirmoi se forcat ruse kanë marrë në kontroll Bakhmutin, duke thënë se nuk kishte mbetur asgjë nga qyteti.

I pyetur nëse qyteti i shkatërruar lindor ishte ende nën kontrollin e Ukrainës, Zelensky nuk ishte plotësisht i qartë, por ai tha: “Unë mendoj se jo”.

“Për sot, Bakhmut është vetëm në zemrat tona.”

Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar në Bakhmut për muaj të tërë. Rusia ka pasur në kontroll prej kohësh pjesë të mëdha të territorit, por Ukraina ka pasur në kontroll gjithmonë pjesët perëndimore  dhe së fundmi madje ka shpallur fitime të vogla.


Shtuar 21.05.2023 09:56