Rama prezanton kandidatët e së majtës përmes batutave: Falenderoj të pashtershmin Nard Ndoka (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Pallatin e Kongreseve të gjithë kandidatët e së majtës për bashkitë e vendit, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Më 21 qershor votoni Keti Bazhdarin për Shkodrën, Hasan Halilin për Kukësin, Viktor Tushen për Lezhën, Qazim Sejdinin për Elbasanin, Vangjush Dakon për Durrësin, Floriana Kokën për Sarandën, Armando Subashin për Fierin, Erjon Veliajn për Tiranën dhe kështu me rradhë”, tha Rama.

Mes batutave, Rama prezantoi edhe liderët e partive që zgjodhën të bëhen pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Falenderoj ish-presidentin Bamir Topi, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, kreun e PDS-së, mikun tonë Petro Koçi, por edhe të pashtershmin Nard Ndoka”, deklaroi Rama.

Edi Rama theksoi se qeveria po punon për qytetarët, andaj këta të fundit duhet të zgjedhin kandidatët e ASHE-së.

Kreu i qeverisë tha se të votosh kandidatët e PD-së do të thotë të votosh kundër politikave qytetare dhe kundër projekteve qeverisëse, të cilat, sipas tij, PD-ja dëshiron ti bllokojë me çdo kusht. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2015, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori