Rama premton xhami të re për Tiranën
Pëlqej
Edi Rama
Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha duke e bërë fajtor këtë të fundit për mos ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës.

Në një prononcim për mediat kryebashkiaku Rama theksoi se është kryeministri Berisha ai që po mban peng projektin e bashkisë së Tiranës për unazën e madhe pasi sipas tij ka bllokuar miratimin e buxhetit.

Gjithashtu Rama ka premtuar se do të jepet leja për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë, e kërkuar prej vitesh nga besimtarët myslimanë për shkak të mungesës së ambienteve për të kryer ritet fetare.

“Bashkia e Tiranës uron gjithë qytetarëve myslimanë Kurban Bajramin, duke shpresuar që nga bashkëpunimi ynë të lindë një xhami e re, brenda aspiratave dhe dëshirave të komunitetit” tha kreu i bashkise se kryeqytetit Edi Rama.
Shtuar më 15/11/2010, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori