FOTO-VIDEO/ Greqia nën pushtetin e ujit, të qara dhe shpresë: Pamje dramatike nga misionet e shpëtimit

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në Greqi duke lënë nën ujë qytete, fshatra si edhe mijëra hektarë tokë.

Mediat greke raportojnë për vijimin e operacioneve të shpëtimit, ndërsa pamjet nga terreni janë të dhimbshme.

Në situata të tilla fokusi është te shpëtimi i jetëve njerëzore, ndërkohë që nuk dihet ende numri i kafshëve të ngordhura.

Një fermer në Karditsa ka publikuar pamjet nga stalla e tij duke treguar se uji erdhi shumë shpejt dhe se kishin shpëtuar çfarë kishin mundur nga delet.

Në hartën e mëposhtme mund të shihni dimensionin real të përmbytjeve, ku uji ka pushtuar një pjesë të mirë të Greqisë qendrore.

/albeu.com


Shtuar 9.09.2023 11:15