Këngëtarja përfundon në urgjencë me shenja në kokë, anulon pjesëmarrjen në emisionin e famshëm

Vetëm një ditë para se të shfaqej në “Jimmy Kimmel Live”, këngëtares së njohur Demi Lovato i ka ndodhur një aksident i vogël. 29-vjeçarja e ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje në TikTok, faktin se ka goditur kokën në një kristal dhe duhet ta qepë.

“Gjeje kush e goditi kokën në një kristal dhe iu desh të shkonte në urgjencë për ta qepur”, ka shkruar këngëtarja. Ajo ishte planifikuar të performonte në emisononin e Jimmy Kimmel, por iu desh ta anulonte pjesëmarrjen.