"Rama po ha bijtë e vet", Salianji flet pas djagies së mandateve
“A do e mbylli të plotë Rama këtë mandat?”, ka qenë pyetja që është afishuar në “Zonë e Lirë”, ndaj së cilës Ervin Salianji është shprehur se Rama jo vetëm që nuk ka mandat të tretë, por as këtë mandat nuk do e mbylli.

“Është ilegjitim dhe nuk e përfundon dot se e ka mandatin të vjetër. Është në situatë të keqe ekonomike. Rama gjithçka ka bërë në mandatin e dytë ka ngrënë një nga një të gjithë njerëzit politikë sepse të gjithë kanë përfunduar në skandale. Duke qenë se po ha edhe bijtë e vet, ka plasur një luftë brenda që dhe socialistët nuk e duan. Të gjitha këto i çojnë qytetarët në nxjerrjen në shesh. Në një moment kur opozita nuk është në parlament dhe është në mes të qytetarëve, do vij shpërthimi i valvulës (parlamenti), ky shpërthim do plaset në Kryeministri. Tani ne nuk e mbajmë dot më revoltën qytetare. Paradoksalisht dhe Edi Rama sot pranon sot që zgjedhjet nuk janë legjitime, se tha që Kryemadhi ka vjedhur vota. Këtu të gjithë pranojnë që janë vjedhur zgjedhjet dhe nëse ato janë vjedhur, atëherë hajde ritestohemi… krijojmë një qeveri tranzitore, të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ritestohemi të gjitha partitë politike. Rama nuk do mbylli dot mandatin e dytë, kështu që s’ka si ta marrë një të tretë”, tha Salianji.

“A mund të zhduket PD nga skena politike”, ka pyetur Çani të ftuarit. “PD vetëm do rifaktorizohet, ribëhet, shkon më thellë tek qytetarët, krijon besueshmëri më të madhe se asnjë parti politike nuk e ka marrë më parë këtë akt sakrifice”, u shpreh mw tej Salianji.
Shtuar më 23/02/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori