“Kurti mungon për shkak të situatës në veri”, Rama: Republika e Kosovës ka të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë

Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij në prezantimin e Projektit të Portit të ri të Durrësit është shprehur se Kryeministri i Kosovës dhe ai i Maqedonisë e kanë pasur të pamundur të jenë prezent për shkak të angazhimeve.

Për rastin e Kurtit ai tha se mungesa e tij për shkak të situatës në veri, për të cilën tha se  ka të gjithë mirëkuptimin, solidaritet dhe mbështetjne e Shqipërisë.

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevki.

Të dy e patën të vështirë të jenë prezent për shkak angazhimsh.

Në rastin e Kurtit e merrni vetë me mend që pamundësia është lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veri. Situatë në të cilën e Republika e Kosovës ka të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë sonë dhe Shqipërisë”, tha Rama.