Kryeministri Edi
Rama ka qenë sot në kanstierin e ndërtimit të
spitalit të ri që do të
ndërtohet në Laç, pasi ndërtesa e vjetër u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama premtoi se spitali i ri që do të hapë dyert brenda 4 muajsh.
Mes të tjerash ai iu ka dhënë dhe një këshillë zbatuesve të
projektit, që të reabilitojnë dhe fasadat që ndodhen para
spitalit.
Rama: Ajo fasada përballë
spitalit të rregullohet. Të lidhet me godinën
Zbatuesit e
projektit: Patjetër!
Rama përshëndet punonjësit te firmës turke të ndërtimit: Merhaba!
Rama: Po lagja
tjetër atje lartë?
Kryebashkiakja: Janë bërë gati dy pallate. Po
ndërtohet me 3 turne. Në krahun
tjetër po punohet për fasadat e qytetit.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 15:08