A do të shtyhet “Euro 2020”? Kjo është kërkesa e disa Federatave

Disa federata evropiane të futbollit i kanë kërkuar UEFA-s që ta shtyjë Kampionatin Evropian dhe kjo po konsiderohet seriozisht nga UEFA.

“Euro 2020” parashihet që të mbahet në datat 12 qershor 12 korrik të këtij viti.

Por për shkak të përhapjes së virusit koronavirus – i njohur si COVID-19–kjo ngjarje e madhe sportive mund të shtyhet. Të paktën, kështu kanë kërkuar disa federata nga UEFA që Evropiani i këtij viti të shtyhet për vitin 2021.

Kjo për shkak se ato kanë kërkuar që kampionatet e tyre respektive të përfundojnë, për shkak të shtyrjeve të tyre.

Kujtojmë se në Serie A nuk do të zhvillohen ndeshje deri më 3 prill, në La Liga nuk do të ketë takime për dy javë, kurse tashmë disa ndeshje të Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve janë vendosur të zhvillohen pa praninë e tifozëve.


Shtuar 10.03.2020 19:15