Rama pas takimit me Topin: Demonstratë homazh më 28 janar
Edi Rama
Në një deklaratë shtypi pas takimit me Presidentin e Republikës Bamir Topi, kryetari i PS, Edi Rama ftoi qytetarët për një “demonstratë homazh” ditën e premte më 28 janar në Tiranë. Rama i bëri thirrje përsëri policisë të zbatojë siç tha ai “urdhrat e ndalimit të shtetit” dhe të mos vazhdojë zbatimin e siç tha Rama, “urdhrave të antishtetit”.

Kreu i PS, tha se demonstrata e 28 janarit do të jetë një homazh për tre qytetarët që sipas Ramës u vranë nga njerëz që nuk po mbronin shtetin, por po mbronin pushtetin.
Shtuar më 24/01/2011, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori