Rama paraqet planin e tij për shëndetësinë
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vijon të bëjë publike planin e tij për një ‘Rilindje Shqiptare”. Gjatë ditës së sotme ai ka prezantuar pjesën e hartuar për shëndetësinë ndërsa deklaroi se shumë persona janë të përjashtuar nga sistemi shëndetësor.


“Sot flasin në shëndetësi që bazohet në parimin secili për vetë dhe Zoti për të gjithë, politika jonë është secili bazohet sipas mundësive dhe shteti për të gjithë. Sot 60 % e përbëjnë pagesat për qytetarë. Kontributet përbëjnë 1/5 e shëndetësisë. Në përgjithësi kemi sistem shëndetësor ku më shumë se gjysma e shpenzimeve përbahet nga pagesat për shtetin. Sepse modeli dhe politika që e mban atë në këmbë janë të ndërtuar mbi parimin secili për vete dhe Zoti për të gjtihë 1 milionë njerëz gjenden të përjashtuar nga shërbimi shëndetësor se nuk janë të siguruar se nuk e kanë një punë. Në tetor 2009 tarifat u rritën 4 deri 5 herë, në 2010 u vendos edhe tvsh 10%. Ne jemi të vendosur të heqim tvsh për ilacet. Rëndesë për 104 mijë familje që jetojnë me 40 mijë lekë në muaj. Nuk është vetëm modeli që ka dështuar por ai kalbet mbi tokë nga një korrupsion kapilar që ushqehet dhe forcon këto interesa”,- deklaroi Rama.

Duke vijuar më tej se Ministria e Shëndetësisë prej kohësh ka qenë pjesë e pazareve të koalicionit, si një trofe i një partie të vogël dhe në mënyrë të hapur ajo ka lejuar të kthehet në organizatë partie. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2012, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori