Rama nxjerr Vodan për të sulmuar "Rai 3", pas reportazhit mbi kanabisin në Shqipëri
Në një reportazh të publikuar në median italiane Rai 3 thuhet se Shqipëria ka sot më shumë kanabis se sa një vit më parë, dhe se 1/3 e gjithë sipërfaqes rezulton të jetë e mbjellë me lëndë narkotike.

Numri dy i Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda, i cilëson të pavërteta gjetjet e dokumentarit të "RAI 3", sipas të cilit 1/3 e sipërfaqes së Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

Sipas Vodës ky është thjesht një lajm mediatik. Ajo shtoi se media italiane nuk ka të dhëna që mafia afgane drejtohet nga persona shqiptarë.

"Duhet përgëzuar puna e policisë, janë pakësuar sipërfaqet me kanabis.Është bërë luftë e madhe dhe nga Policia e Shteti janë venë në pranga dhe persona të famshëm", tha Voda.

Kujtojmë se reportazhi i përcjellë nga gazetari italian Valerio Cataldi mbyllej me dokumentarin e titulluar "Narcotica" me një udhëtim në Shqipëri, ku për 5 javë rresht ka rrëfyer trafikun e drogës në trekëndëshin Meksike-Kolumbi -Shqipëri e me destinacion Italinë dhe Europën.

Sipas dokumentarit, grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm në trafikun e lëndëve narkotike, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse për të të kaluar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut.

Ndër të tjera thuhet se në vitin 2017 në Shqipëri u reduktua ndjeshëm kultivimi i kanabisit, por së fundi ka një rritje të madhe të sipërfaqeve të mbjella më kanabis.

"Një e treta e territorit shqiptar është e mbjellë me kanabis," thotë prokurori i Antimafias Nicola Gratteri.

"Marijuana shqiptare është e modifikuar gjenetikisht e mjaft e fortë. E nga Shqipëria përmes kanalit të Otrantos, nuk trafikohet vetëm marijuanë por dhe kokainë, që grupet kriminale shqiptare e trafikojnë nga Amerika e Jugut", thotë ai.



Shtuar më 09/08/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori